Real Madridi është padyshim një nga klubet më të mëdha në botë dhe është ëndrra e thuajse çdo futbollisti ta vesh fanellën e tyre. Por të pakët janë ata futbollistë që refuzojnë Real Madridin nëse i vije një ofertë nga “Los Blankos”.
Talenti i Kroacisë dhe Dinamo Zagrebit, Martin Baturina, ka ‘refuzuar’ ofertën e Real Madridit, raporton Patrik Berger.
“Los Blankos” po i ofronin 21-vjeçarit një marrëveshje pesëvjeçare, duke përfshirë huazimin dy-vjeçar të lojtarit brenda Spanjës.
Por kjo nuk i pëlqeu lojtarit i cili vendosi të refuzoj ofertën e Real Madridit pasi qëllimi i tij është të shkoj në një top klub dhe të luaj aty e jo të shkoj në huazim.
Barcelona, Atletiko Madrid dhe Man. Junajted janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e kroatit, çmimi i të cilit thuhet të jetë 20-25 milionë euro. Baturina ka shënuar dy gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 17 paraqitje për Dinamo e Zagrebit këtë sezon, duke përfshirë një gol dhe dy asistime në Ligën e Kampionëve.