Ndalesa e kombëtareve si mallkim

Futboll

Ndalesa e kombëtareve si mallkim

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 15:10
Milani

Ndalesa për ekipet kombëtare?

Më shumë mallkim sesa kënaqësi për trajnerët e klubeve.

Kjo sepse hyjmë në sferën e të panjohurave: në çfarë kushtesh do të kthehen lojtarët? A do të ketë lëndime?

Pa marrë parasysh këtë, sidomos për ekipet e nivelit të parë (por jo vetëm), numri i lojtarëve të thirrur shpesh barazohet me zbrazjen e skuadrës, me pasoja të rënda për punën e përditshme.

Epo, në këtë kuptim Milani ka bërë një rrugë të qartë deri më tani. Tre ndalesat e kombëtareve nga tre që kanë pasur kuqezinjtë deri tani janë kaluar me humor të keq e me kokën plot pikëpyetje.

Dhe me shumë e shumë polemika. Ah, për rekord, padyshim as një fitore: dy barazime dhe një humbje. Pushimi i parë sezonal ishte fundjava e 8 shtatorit. “Djalli” kishte vizituar Lacion dhe ishte kthyer në shtëpi me një 2-2, rezultat i cili nga pikëpamja e performancës nuk ishte pritur keq, por kishte sjellë me vete barrën e zeros së mbetur në kutinë e fitoreve të kampionatit.

Ndalesa e dytë, fundjava e 13 tetorit, ishte edhe më keq. Sepse u parapri nga transferta e tmerrshme në Firence, e humbur 2-1 por mbi të gjitha e karakterizuar nga mosbindja e disa lojtarëve.

Diçka e pa parë më parë: gjatë të njëjtës ndeshje, mbi të gjitha Pulisiç që shihte t’i rrëmbenin dy penallti. Tani, me pushimin e tretë sezonal, situata nuk është serioze nga pikëpamja disiplinore, por mbetet e keqe në aspektin sportiv. Ashtu si pas derbit, Milani ka humbur tashmë një pjesë të mirë të efektit madrilen, duke bërë hapat e zakonshëm prapa. Renditja e kampionatit është shqetësuesese teksa mbrojta vijon të fusë ujë dhe zgjidhjet janë të pakta.

Dhe në Milanello jemi duke u menduar, ashtu siç ndodhi në shtator e tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat