Tetë lojtarë refuzojnë të luajnë për Anglinë

Futboll

Tetë lojtarë refuzojnë të luajnë për Anglinë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 16:30
Anglia

Greqia dhe Irlanda janë dy rivalet e radhës për Anglinë në Nations League.

Edhe pse duken sfida emocionuese, jo të gjithë lojtarët e “Tre Luanëve” e shohin kështu.

Mediat angleze flasin për një konspiracion, duke iu referuar një lajmi befasues. 8 futbollistë anuluan në minutën e fundit grumbullimin me ekipin kombëtar të Anglisë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për dëmtime, por tifozët nuk u besojnë. Ata “akuzohen” se nuk duan të luajnë në Nations League.

Nga 1 janari, tekniku Carsley do të pasohet nga gjermani Tuchel. Kjo bën që lojtarët të mos i druhen ndëshkimeve nga trajneri aktual.

Lojtarët që nuk kanë pranuar grumbullimin janë Declan Rice, Bukayo Saka, Phil Foden, Jack Grealish, Cole Palmer, Levi Colwill, Trent Alexander-Arnold dhe Aaron Ramsdale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat