Pushime të gjata te Partizani, Veselinoviç ikën në Serbi

Futboll

Pushime të gjata te Partizani, Veselinoviç ikën në Serbi

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 16:34
Veselinoviq

Me nisjen e grumbullimeve të kombëtareve, te Partizani kanë nisur pushimet, që pritet të zgjasin deri të mërkurën, kur skuadra do të kthehet në stërvitje.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Shqipërinë e ka lënë edhe trajneri Veselinoviç, i cili ka udhëtuar drejt Serbisë për tu çmallur me familjen dhe pritet të kthehet këto ditë.

Sakaq, siç dihet, tre lojtarë janë të thirrur me kombëtaret dhe nuk pritet të jenë pjesë e seancave stërvitore para ndeshjes me Laçin. Bëhet fjalë për Hadrojn, pjesë e ekipit kuqezi, Koten nën urdhrat e Bushit dhe Bintsukën, pjesë e Kongos.

Dy mesfushorët, Ismaili dhe Mehmeti, kanë probleme fizike dhe do të shfrytëzojnë këtë ndalesë për t’u rikuperuar plotësisht deri në ndeshjen e radhës. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë të gatshëm dhe gëzojnë formë optimale fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat