Vincenzo Montella lë Turqinë për t’u rikthyer në Serie A

Futboll

Vincenzo Montella lë Turqinë për t’u rikthyer në Serie A

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 17:03
Vincenzo Montella

Vincenzo Montella mund të rikthehet në Serie A! Trajneri i Turqisë duket se ka marrë sinjalet e para për të marrë drejtimin e Romës, aty ku Ivan Juric u shkarkua pak ditë më parë.

Montella ka një vit e dy muaj që menaxhon kombëtaren turke, por do të ishte i gatshëm për një aventurë të re në kampionatin italian.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026 dhe për kalimin e tij te Roma duhet një dëmshpërblim financiar prej 1,1 milionë eurosh.

La Gazzetta dello Sport shkruan se në Romë Montella është emri më prioritar i momentit.

Klubi verdhekuq planifikon ta paguajë 2,5 milionë euro në vit.

Vendimi përfundimtar për këtë trajner do të merret me 16 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat