Broja mund të rikthehet në fushë pas pauzës së Kombëtareve

Futboll

Broja mund të rikthehet në fushë pas pauzës së Kombëtareve

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 19:04
Pamje nga një ndeshje

Armando Broja mund të rikthehet shumë shpejt në fushat e lojës.

Sipas vetë trajnerit të klubit nga Liverpuli, sulmuesi shqiptar nuk do të ketë mundësi që të luajë të paktën për dy javët e ardhshme.

Sipas tij shqiptari pasi të rikuperojë dëmtimin në tendinën e akilit do të duhet që të fitojë edhe ritmin e ndeshjeve.

Kështu mësohet se vetëm pas pushimit të Kombëtareve, Evertoni do të organizojë ndeshje miqësore për ti dhënë ritmin e lojës Brojës.

Si fillim sulmuesi do të jetë pjesë e ekipit të moshave deri në 21 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat