Rumani – Kosovë do të luhet të premten, në orën 20:45, në Arenën Kombëtare në Bukuresht, në kuadër të Ligës C të Kombeve në futboll.
“Rumania është në një seri fitoresh pas katër xhirove të para të Ligës së Kombeve dhe i duhet të paktën një barazim kundër Kosovës për të siguruar vendin e parë në grup.
Kundërshtarin e së premtes e kanë mposhtur në shtator, në Prishtinë me rezultat 0:3.
Ish - lojtari i Dinamos së Bukureshtit, Giani Kirita (4 ndeshje për kombëtaren rumune) vë bast për fitoren 2:0 të Rumanisë”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”.
“Ndeshjet janë shumë të rëndësishme, sidomos ajo me Kosovën.
Dy skuadra shumë të forta, jemi në formë shumë të mirë. 2:0 fitojmë!”, ka parashikuar ish futbollisti.