Futbolli i vajzave gjithnjë e më shumë po masivizohet në shtetin e Kosovës.
Në sipërfaqe po dalin shumë talente që po shquhen nëpër klube të tyre.
Një talente që po shkëlqen padyshim është edhe Elda Nuredini, futbolliste e Vizionit të Ferizajt.
Kjo talente nuk ka më shumë se 17 vjet dhe vjen nga fshati Osllare e Bujanocit.
Është e shpejt, ka goditje mjeshtërore dhe prore e rrezikshme kur gjendet brenda 16-shit.
Ajo me futboll filloi në moshën 10 – vjeçare.
“Trajneri i parë i saj ka qenë Nagip Jakupi, pastaj Jeton Rexhepi, Reshat Jakupi, ndërsa këtë talente e ka zbuluar Magbule Arifi”, ka treguar Qerim Shaqiri, trajner i Vizionit.
Klubii i parë i saj është KFF Lugina, tani kaloi te KFF Presheva – Bujanoc, nga aty te KFF 2 Korriku, ku për një vit ka shënuar 42 gola.
Tani është e KFF Vizioni si formë e huazimit per 1 vit (2024/2025).
Elda po tregon klasin e saj me klubin ferizajase, duke 25 gol deri me tash.
Qerim Shaqiri shpreh fjalët më të mira për këtë futbolliste të talentuar, duek besuar e shpresuar se një ditë të paraqitet për klubet e mëdha evropiane.