Enis Bardhi, kapiten i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ndodhet në Shkup dhe bashkë me djemtë e tjerë po përgatiten për ndeshjet me Letoninë dhe ishujt Faroe në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Një lajm i papritur vjen nga Turqia.
“Si rezultat i takimit të sotëm mes presidentit Ertugrul Dogan, zëvendëspresidentit Zeyat Kafkas dhe trajnerit Senol Gunes, është vendosur që futbollistët Misllav Orshiq, Stefano Dansvil, Enis Bardhi dhe Umut Bozok, të stërviten veçmas për të përmirësuar performancën e tyre.
Bardhi është te Trabzonspor që nga viti 2022”, ka shkruar mes të tjera mediumi maqedonas “Sportsport”.
Nga ana tjetër, Bardhi me Maqedoninë synon pikë të plota.