Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U-21 ka mbajtur sot stërvitjen e parë.
Ekipi është grumbulluar për të ndjekur gjendjen e secilit prej tyre, duke dëshmuar kështu veten për ndeshjet e radhës.
Vëmendje mori futbollisti i Sampdorias, Leon Zeqiraj, i cili ka bërë kalimin nga U-17 në U-21.
Ai tha se është i lumtur për stërvitjet dhe për ndeshjet e muajit.
Zeqiraj u shpreh se atmosfera në stërvitje ishte shumë e mirë sot, duke shtuar se pret performancë të përkryer të ekipit në këto ndeshje.