Silvinjo e donte me çdo kusht edhe të dëmtuar në grumbullim

Futboll

Silvinjo e donte me çdo kusht edhe të dëmtuar në grumbullim

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 22:23
Kumbulla

Marash Kumbulla është një nga mungesat e mëdha të Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit nëntor, pasi mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi që ka pësuar teksa luante derbin ndaj Barcelonës me fanellën e Espanjol.

Lojtari është ende në procesin e rikuperimit, por Silvinjo e përfshiu në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Klubi i Espanjol dërgoi të gjithë dokumentacionin dhe në fund u vendos që Kumbulla të mos u bashkohej kuqezinjve në Shqipëri, por të vazhdonte rikuperimin në Katalonjë, pavarësisht dëshirës së Silvinjos.

Në fakt, mësohet se trajneri kishte insistuar vazhdimisht që të kishte lojtarin në grumbullim, edhe të dëmtuar. Argumentimi që ai kishte për klubin spanjoll, ishte se kërkonte që të mbante frymën e grupit të krijuar mes lojtarëve “të zakonshëm” në radhët e kuqezinjve ndaj kërkonte që Kumbulla të ishte i pranishëm.

Por në fund edhe tekniku brazilian u dorëzua përpara dokumentacionit që dorëzoi Espanjol dhe që verifikonte pamundësinë e qendërmbrojtësit për të qenë pjesë e grumbullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat