Ish-futbollisti francez, Robert Pires ka ndarë mendimet e tij për konfliktin e dyshuar mes Kylian Mbappé dhe Didier Deschamps.
Së fundmi u bë e ditur se sulmuesi i Real Madridit nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme të Francës në Ligën e Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë, por sipas ish-lojtarit të Arsenalit këto janë vetëm thashetheme të pabaza.
"Nuk ka asnjë konflikt midis Mbappe dhe Deschamps. Mbappé thjesht nuk po tregon nivelin e tij të zakonshëm të performancës për momentin, dhe Deschamps i tha atij me telefon se nuk do të thirrej në ekipin kombëtar.
Mbappé është një lojtar shumë i rëndësishëm për Francën dhe, për mendimin tim, t'i japësh atij një pushim tani nuk është problem apo krizë”, tha Pires për MBC MASR 2.