Futbollisti i Manchester United ishte protagonist i një gjesti të këndshëm në aeroplan që e çoi në Portugali
Bruno Fernandes ishte protagonist i një gjesti të këndshëm në avionin që e çoi në Portugali për t'iu bashkuar grupit që përgatitej për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Sipas informacioneve të raportuara nga Business Cloud, kapiteni i Manchester United ka tërhequr vëmendjen e ekuipazhit të kabinës ndaj një pasagjeri që ishte në prag të fikëti.
"Bruno shkoi në tualet në pjesën e pasme të aeroplanit.
Papritur dëgjuam një britmë për ndihmë dhe të gjithë u kthyen. Bruno mbante një burrë që dukej se po i binte të fikët, nuk e di nëse humbi ndjenjat apo jo", ka deklaruar një nga pasagjerët.
"Anëtarët e ekuipazhit nxituan për ta ndihmuar. Kishte një vend të zbrazët prapa dhe Bruno e ndihmoi zotërinë të ulej.
Ai qëndroi me ta dhe u sigurua që ishte mirë. U deshën 5 deri në 10 minuta dhe më pas u kthye në vendin e tij, ai nuk po kërkonte vëmendje”.
Vajza që ishte dëshmitare e episodit më pas bëri një selfie me mesfushorin sulmues dhe Diogo Dalot, një tjetër lojtar i Manchester United i thirrur nga Portugalia. "Kur i kërkova të bënte një selfie, ai ishte i gatshëm. E përgëzova për ndihmën e dhënë pasagjerit që nuk ndihej mirë”.