Skuadra shqiptare Otrant – Olympic nga Ulqini, së shpejti do të ketë stadiumin ashtu si i ka hije.
Këtë e ka paralajmëruar presidenti i klubit, Skendo Rexha.
Otrant – Olympic synon të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit të Malit të Zi.
“Shfrytëzojme rastin t’ju njoftojmë që gjatë ditëve te ardhshme fillojmë punimet ne adaptinin dhe rregullimin e tribunës të Stadiumit “Olympic”.
Ky projekt është Faza e dytë e punimeve te planifikuara në atë zonë.
Me këtë rast njoftojmë opinionin që punimet do të fillojnë ditët në vijim me qellim që të përfundohen para fillimit të sezonit pranveror.
Kapaciteti i tribunës do të jetë 732 ulëse dhe 182 ulëse VIP që permbush kushtet për Ligën e Parë të Malit të Zi.
Ky projekt realizohet nga Federata e Futbollit te Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit të cilët me këtë rast i falenderojmë për përkrahje të vazhdueshme. Po ashtu falenderojmë kompaninë “Archi Studio” e cila ka projektuar tribunën për klubin e qytetit falas.
Faza e parë e adaptimit të fushës drejt përmbushjes së kushteve për Ligën e Parë vazhdon realizimin sipas planit.
Të gjitha këto punime bëhen ke qellim që së shpejti të shohim ligën e parë në Ulqin.
Përpara Otrant, përpara Ulqini”, ka njoftuar Rexha..