Ilie Dumitrescu propozon që tifozët rumunë të duartrokasin himnin e Kosovës! Ja çfarë paralajmërohet në Bukuresht 

Futboll

Ilie Dumitrescu propozon që tifozët rumunë të duartrokasin himnin e Kosovës! Ja çfarë paralajmërohet në Bukuresht 

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 23:11
Rumania e Kosova

Po vjen ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila do të luhet më 15 nëntor (20:45) në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.

“Është paralajmëruar një ndeshje e re dhe me rrezikshmëri të lartë në Arenën Kombëtare, sidomos pas incidenteve në tre ndeshjet e kaluara.

Në shtator të vitit 2023, në Rumani – Kosovë 2:0, ndeshja u ndërpre për rreth 50 minuta për shkak të një pankarte të shfaqur nga ultrasit rumunë me mesazhin “Kosova është Serbi”.

Në shtator të vitit 2024, Kosovë – Rumani 0:3, tifozët vendas shkaktuan shumë incidente, ata fishkëllyen himnin rumun, iu drejtuan me thirrje raciste”, ka shkruar mes të tjera media rumune “Sport.ro”.

Ilie Dumitrescu, megjithatë, vjen me një propozim. Ish lojtari i madh rumun, thotë se tifozët e Rumanisë duhet të duartrokasin kur të këndohet himni i Kosovës.

“Po mendoja një skenar si ky: kur të këndohet himni i shtetit të Kosovës le të duartrokasin të gjithë”, ka thënë ai mes të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat