Roma shkarkoi trajnerin e saj pas vetëm dy javësh në pankinë. Pas humbjes së turpshme në “Olimpico” kundër Bologna-s Ivan Juric e pa veten jashtë me valixhe në duar.
Shpejt u përmend si zëvendësues një që e njeh ambientin shumë mirë.
Bëhet fjalë për italianin Vicenzo Montella. “avioni” siç i thërrisnin prej festimit ikonik ka luajtur me Romën e Tottit si dhe ka drejtuar ekipin roman. Por, një rikthim i mundshëm është hedhur poshtë kategorikisht nag Federata Turke e Futbollit.
Montella mban postin e teknikut të kombëtares së talenteve si Guler apo Yildiz, ku po bën punë shumë të mirë siç u vërtetua me ecurinë fantastike në Europian.
Për këtë arsye federata nuk do të privohet nga shërbimet e trajnerit dhe ka hedh poshtë aludiemt drejt një rikthimi në tokën mëmë.