Claudio Ranieri pritet të dalë nga pensioni dhe të emërohet trajner i Romës.
Ai ka fluturuar në Londër për t’u takuar me pronarin e gjigantit italian, Daniel Friedkinin.
Nëse gjithcka shkon sipas planit, italiani do të prezantohet si trajner të mërkurën.
La Repubblica ka njoftuar se njeriu që bëri Leicester Cityn kampion të Anglisë doli si favorit, pasi romakët morën shumë refuzime.
Puna kishte ardhur midis tij dhe Vincenzo Montellës, mirëpo ata do të duhej të prisnin për disa javë për shkak të ndeshjeve të Turqisë në Ligën e Kombeve.