Pensionohet  ish-i i Kombëtares dhe Superiores

Futboll

Pensionohet  ish-i i Kombëtares dhe Superiores

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 13:19
Grezda

Eros Grezda nuk do të luajë më futboll. Ish-sulmuesi i Kombëtares është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe në këtë mënyrë ka vendosur të fokusohet në diçka tjetër.

Prej 6 muajsh është tërhequr nga futbolli. Shkak për këtë janë vërë dëmtimet dhe operacionet e shumta.

Ndër të tjera ai ka zbuluar se Greza është fokusuar  në një kompani si agjent futbollistësh dhe aktualisht i është  përkushtuar biznesit.

“Kam gjashtë muaj që jam tërhequr nga futbolli.

Po punoj si agjent me një kompani të madhe italiane dhe jam i fokusuar në biznes.

Më kanë ndikuar dëmtimet dhe operacionet për t'u tërhequr dhe jeta i ka këto sprova”, ka deklaruar Grezda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat