Roma është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Ivan Juric, dhe disa emra të njohur si Roberto Mancini dhe Vincenzo Montella janë përfolur për këtë pozicion.
Megjithatë, duket se Claudio Ranieri është më pranë marrjes së drejtimit të skuadrës.
Sipas mediave italiane, Ranieri ka arritur një marrëveshje me Romën dhe tani po diskutohen detajet e fundit të kontratës.
Për të, ky do të ishte një rikthim te verdhekuqtë për herë të tretë, pasi i ka drejtuar ekipin në dy periudha të mëparshme, fillimisht nga viti 2009 deri në 2011 dhe më pas në sezonin 2018-2019.
Mbetet për t’u parë se si do të përfundojnë bisedimet në orët e ardhshme.