Arbitroi finalen Real-Atalanta dhe dy herë çekët, njihuni me gjyqtarin që do vendosë drejtësi në sfidën Shqipëri-Çeki!
Shqipëria do të përballet me Çekinë të shtunën në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndërkohë është zbuluar dhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë. Bëhet fjalë për Sandro Scharer.
Ai ka arbitruar finalen e Superkupës mes Real Madridit dhe Atalantës.
Zviceriani ka gjykuar ndeshje të Çekisë me Moldavinë (3-0) të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe një miqësore në 5 qershor 2017, të zhvilluar me Belgjikë, ku Çekia mposhtej me shifrat 2-1.