Alen Sherri debutoi në Seria A me Kaljarin në një ndeshje historike për të kundër Milanit, që përfundoi 3:3.
Sherri kishte mbështetje të veçantë në tribunat e stadiumit “Unipol Domus”, që vinte pikërisht nga partnerja e saj.
Razena Mehmeti i ka dedikuar një mesazh portierit të Kombëtares në rrjetin social “TikTok”. “Dëshmitare e bashkëshortit zemërartë që plotëson ëndrrën e tij”, shkruan ajo.
Në video janë përfshirë disa nga momentet më të bukura, që mbyllen pikërisht me përqafimin e Alen Sherrit me partneren e tij.