Fëmijët e SOS Fshatit e patën një vizitë për t’u mbajtur në mend.
Ata i vizituan yjet e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriç dhe Florent Muslija dhe selektori Franco Foda.
Ata ishin të shoqëruar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ky i fundit i gëzoi ata duke ua premtuar një shumë prej 4 mijë eurosh, të cilat do t’i ndajë FFK-ja bashkë me treshen Muslija, Muriç e Zhegrova, një kontribut ky për rritjen dhe mirëqenien e tyre.