Barcelona merr lajmin e keq nga Ansu Fati

Futboll

Barcelona merr lajmin e keq nga Ansu Fati

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 14:16
Ansu Fati

Fat shumë i keq për Ansu Fati.

Lojtari i Barcelonës është ndalur sërish për shkak të një problemi fizik gjatë stërvitjes së të mërkurës.

“Playmaker” pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të duhet të qëndrojë në “infermieri” katër javët e ardhshme.

Nuk është hera e parë që ai pëson dëmtim në atë zonë të këmbës.

Në fakt, sezonin e kaluar te Brighton pësoi të njëjtin lëndim dhe qëndroi jashtë fushave për më shumë se dy muaj. Ky është lëndimi i dytë i sezonit për të.

Në fakt, në parasezon pati një problem me shputën e këmbës, gjë që e pengoi të fluturonte me shokët e skuadrës në SHBA për turin përgatitor.

Tani lind një pengesë e re për lojtarin me talent të madh, por që është dëshmuar shumë i brishtë, si dhe i pafat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat