Nga goli historik në Portugali te Euro 2016, Bekim Balaj tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare

Futboll

Nga goli historik në Portugali te Euro 2016, Bekim Balaj tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 14:21
Bekim Balaj

Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.

Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Superiore” me Vllazninë, i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Silvinjo, stafit teknik dhe Federatës së Futbollit.

Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola. I pari është edhe më i veçanti, pasi realizimi ndaj Porugalisë dhe fitorja historike e Shqipërisë me golin e Bekim Balajt në “Estádio Municipal de Aveiro” bëri krenar të gjithë shqiptarët kudo në botë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Gjithashtu, Balaj ishte pjesë e Kombëtares në atë Europian ku u aktivizua në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0.

Federata e Futbollit falënderon sulmuesin Bekim Balaj, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi, i cili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar dhe i uron sa më shumë suksese në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat