Skandal në futboll

Futboll

Skandal në futboll

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 14:53
Dany Jordaan

Një skandal me përmasa globale trondit Republikën e Afrikës së Jugut në futboll.

Presidenti i Federatës lokale të Futbollit, Dany Jordaan, u arrestua pasi dyshohet se ka keqpërdorur fondet e organizatës për qëllime private dhe kështu ka marrë rreth 70,000 euro.

Dyshohet se kjo ka ndodhur në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Paratë e sindikatës i ka përdorur në mënyrë të paligjshme për shërbime të mbrojtjes personale, dhe gjithçka ka dalë në publik para ndeshjeve të ekipit të futbollit të Republikës së Afrikës së Jugut. Me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, raportojnë media të shumta.

Republika e Afrikës së Jugut do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Kombeve Afrikane dhe së pari do të udhltojë drejt Ugandës (e premte, 15 nëntor, ora 14:00) dhe Sudanit të Jugut (e martë, 19.00, 14 nëntor). K

jo përzgjedhje aktualisht është në vendin e dytë në grupin e saj me tetë pikë të fituara, dy më pak se Uganda dhe dy kombëtaret e para do të sigurojnë një vend në Kupën e Kombeve Afrikane, ndaj duelet e ardhshme mund të jenë vendimtare për Republikën e Afrika e Jugut.

Akuzat ndaj tij burojnë nga një hetim i nisur në mars të këtij viti, kur policia sekuestroi dokumente gjatë një bastisjeje në ambientet e SAFA-s, por tashmë ai është arrestuar zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat