Barcelona njoftoi sot se anësori i saj i majtë Ansu Fati ka pësuar një dëmtim.
“Ansu Fati pësoi një lëndim në muskulin e djathtë në stërvitjen e mëngjesit të së mërkurës. Ai do të mungojë për rreth katër javë”, thuhet në deklaratë.
Fati, i lindur në vendin e Afrikës Perëndimore të Guinea-Bisau, u zhvendos në Spanjë dhe u bë shtetas në vitin 2019.
22-vjeçari shënoi 29 gola dhe 10 asistime në 119 paraqitje për klubin spanjoll.
Fati aktualisht mban titullin e lojtarit më të ri që ka shënuar gol në historinë e Ligës së Kampionëve.
Anësori u bë golashënuesi më i ri i Ligë së Kampionëve në fitoren 2-1 ndaj Interit në 2019 - në moshën 17 vjeç dhe 40 ditë.