Portieri rumun mesazh për tifozët para ndeshjes me Kosovën 

Futboll

Portieri rumun mesazh për tifozët para ndeshjes me Kosovën 

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 15:16
Florin Nita

Portieri i kombëtares rumune të futbollit, Florin Nita, ka thënë të mërkurën se synojnë ta përfundojnë grupin e Ligës së Kombeve me fitore në dy ndeshjet e fundit, ndaj Kosovës dhe Qipros, për të përfunduar në vendin e parë

“Të gjithë duam të luajmë dy ndeshje të mira kundër Kosovës dhe Qipros, duam ta mbyllim grupin me dy fitore, ky është objektivi ynë.

Duhet përqendrim, përkushtim dhe vëmendje në detaje tekniko - taktike të kombëtares për të përfunduar grupin në vend të parë. 

Jam i bindur që të gjithë djemtë do të japin 100 për qind në fushë”, tha Nita në një intervistë dhënë për “FRF. TV”.

Ai u bëri thirrje tifozëve që në ndeshjen me Kosovën të mos shfaqin mesazhe politike për të mos rrezikuar ndërprerjen apo edhe humbjen e ndeshjes në “tavolinën e gjelbër”.

Rumania është kryesues me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova, 9 pikë, Qiproja, 3 pikë dhe Lituania 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat