Pas asaj që ndodhi me të në “Topin e Artë” (zhgënjimit të madh dhe polemikave të forta), pasi shënoi “hat-trick” të shtunën e kaluar në “Bernabéu” kundër Osasuna, Vinicius Jr. Iu bashkua në grumbullim kombëtares braziliane, në të cilën nuk e ka treguar ende nivelin që ka arritur me Real Madridin.
Bazuar në të gjitha këto, Vanderlei Luxemburgo ka kritikuar qëndrimin e sulmuesit brazilianit në një intervistë për Benjamin Back.
Në këtë intervistë me gazetarin brazilian, ish-trajner i Real Madridit gjatë sezonit 2004-2005 ka kritikuar qëndrimin e Vinicius Jr. në shumë prej stadiumeve që viziton me fanellën e Real Madridit. Më saktësisht, ai e ka konsideruar provokator numrin 7 të “Los Blancos”:
“Unë mendoj se provokon shumë, pastaj ankohet për persekutim, duke bërë vetë gjëra që nuk duhet”.
Për më tepër, Vanderlei Luxemburgo e ilustron këtë qasje me një lojë specifike, ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, sezonin e kaluar, ku Kimmich përpiqej t’ia jepte topin në dorë Vinicius për një rivënie anësore, por braziliani e hodhi atë në tokë:
“Kujtoj atë moment në të cilin kundërshtari ia jep topin në dorë me mirësjellje, ndërsa ai e hedh në tokë”.
Duke vazhduar me qëndrimin e Vinicius Jr, Vanderlei Luxemburgo beson se nuk bëhet fjalë për racizëm, diçka për të cilën lojtari i Real Madridit është ankuar në shumë raste. Diçka për të cilën nga vendlindja e tij ka gjetur mbështetje, pas shumë fyerjeve të marra në fusha të ndryshme në Spanjë. “Nuk ka të bëjë fare me racizmin. Racizmi në futboll trajtohet në një mënyrë shumë të ndryshme”, – nënvizoi Vanderlei Luxemburgo.