“Air Albania”, emri i stadiumit skadon një ditë përpara ndeshjes

Futboll

“Air Albania”, emri i stadiumit skadon një ditë përpara ndeshjes

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 15:30
“Air Albania”

Në 15 nëntor, një ditë përpara se Kombëtarja të luajë ndeshjen e parë me Çekinë, kompania “Air Albania” e humbet të drejtën e emrit në stadium.Kjo për shkak se kontrata 5-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit, e firmosur më 15 nëntor 2019 përfundon këtë të premte.

Kështu Qendra Kombëtare Kuq e Zi (QSKZ), e cila menaxhon stadiumin ka njoftuar publikisht shpalljen e hapjes së një procesi publik për ofertat, në lidhje me të drejtat e emërtimit:

“Stadiumi Kombëtar, i njohur aktualisht me emrin komercial “Air Albania Stadium”, me një kapacitet prej 22,500 vendesh, është impianti më i rëndësishëm sportiv në Shqipëri. Ju lutemi të paraqisni propozimet tuaja në format elektronik në [email protected] brenda datës 30 nëntor 2024.

Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, jeni të lutur të na kontaktoni në [email protected], thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat