Rodri: Jam i dëmtuar kontrata nuk është një prioritet për mua

Futboll

Rodri: Jam i dëmtuar kontrata nuk është një prioritet për mua

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 15:33
Rodri

Rodri, në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, mesfushori i Manchester City dhe fituesi i Topit të Artë të fundit, foli edhe për të ardhmen e tij. Kontrata e tij me anglezët që skadon në vitin 2027.

“Tani që jam i dëmtuar kontrata nuk është një prioritet për mua. Fillimisht dua të shërohem dhe do të shohim. Më pëlqen të jetoj në të tashmen, kam një kontratë me klubin tim dhe ndihem shumë rehat atje”, tha Rodri.

Më tej, mesfushori shtoi: “Kam ende pasion kampionatin spanjoll, por ai anglez është i veçantë. City është një klub ku ndihem i identifikuar, shumë familjar dhe shumë rehat. Duhet të mendoj shumë përpara se të largohem nga aty”.

Rodri, ka folur edhe për marrëdhënien me trajnerin Pep Guardiola dhe sulmuesin Erling Haaland. Ai i konsideron të dy mjaft të veçantë në punën e tyre, madje më të mirët aktualisht në botë.

“Gjithnjë dëshiron të rrethohesh nga më të mirët. Kur firmosa më thanë se Guardiola po largohej, por ai është shumë ambicioz. Kur ai të mos jetë më atje, gjërat do të ndryshojnë, por City do të mbetet City”, tha Rodri për trajnerin.

“Tani për tani, më vendimtari në fushë është Haaland, është i vetmi që mund t’i afrohet Messi dhe Ronaldo në aspektin numerik. Erling është i qetë, qesharak, ashtu si Grealish, një djalë i mrekullueshëm. Shoku im më i mirë është Kovacic”, shtoi Rodri.

Duke folur për kombëtaren spanjolle dhe Kupën e Botës, ai tha: “Mendoj se Spanja mund ta fitojë Kupën e Botës. Fillimisht kemi Nations League dhe fitorja të afron te fitorja. Është ende e rëndësishme të mbash pyetjen derisa të arrijmë në Kupën e Botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat