Stadiumi “Letzigrund” në Zurich ka kapacitetin mbi 30 mijë ulëse, ndërsa mediumin serb “Veçernj Novosti”, ka shkruar se ndeshja do të luhet në qytetin ku ka shumë shqiptarë në Zvicër.
Ky farë mediumi antishqiptar, ka shkruar me revoltë pse kjo ndeshje luhet aty ku ka shumë shqiptarë.
“Zurich është shtëpia e komunitetit më të madh shqiptarë në vend, duke përfshirë shqiptarët nga Kosova, si dhe nga Maqedonia e Veriut, të cilët njihen për antagonizëm të hapur ndaj sportistëve serbë dhe mbështetje ndaj kombëtares zvicerane”, shkarravit mediumi serb.
Nga ana tjetër mediumi zviceran “Blick”, ka shkruar se janë shitur të gjtiha biletat për përballjen Zvicër – Serbi.
“Ndeshja luhet në Zurich, në stadiumin ‘Letzigrund’, i cili ka një kapacitet prej rreth 30 mijë tifozësh dhe biletat janë tërësisht të shitura”.
Mediumi serb shkon aq larg duke shkruar në mënyrë skandaloze:
“Dhe policia atje është e frikësuar. Rrugët e Zurich-ut janë pushtuar prej kohësh dhe në epiqendër të kaosit janë huliganë me origjinë shqiptare, agresioni i të cilëve po shkakton trazira mes tifozëve në të gjithë Zvicrën”.
Të premten në orën 20:45 Zvicra e pret Serbinë në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit F të Ligës A të Kombeve.