David Coote pritet të dorëhiqet nga arbitrimi përpara se eprorët e tij ta shkarkojnë.
Sipas tabloidëve në Britani largimi nga detyra e arbitrit, të cilit iu publikua një video ku ofendonte rëndë Jyrgen Klop dhe Liverpulin, do ti kushtojë shumë.
Federata e Futbollit ka ngritur një hetim për videon ndërsa Shoqata e Arbitrave në Agnli ka pezullaur arbitrin, i cili është nuk figuron më edhe në ndeshjet e radhës të UEFA Nations League.
Mësohet se Coote do të dorëhiqet dhe kështu nuk do të përfitojë më nga 100 mijë stërlinat në sezon, e cila është edhe paga e tij fikse si arbitër i Premier League.
Gjithsej për arbitrtin humbjet nga ky largim mund të shkojnë deri në 1 milionë stërlina.