E ardhmja e Jack Grealish te Manchester City është në dyshim, pasi ai nuk është më një titullar te gjiganti anglez.
Me ardhjen e brazilianit Savinho, por edhe shkëlqimit të belgut Jeremy Doku, Grealish ka mbetur në bankën rezervë nga Pep Guardiola.
Cilësitë e tij janë fantastike dhe Grealish vlerësohet lartë në Ligën Premier, derisa mediat e ndryshme angleze kanë raportuar se lojtari do të largohet në afatin kalimtar të janarit.
29-vjeçari po kalon sezonin e tij të katërt në Etihad Stadium, kur iu bashkua nga Aston Villa për 117 milionë euro.
The Sun ka raportuar se Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit dhe duan ta marrin atë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë sfidë për Spurs mbetet aspekti financiar për transferimin e lojtarit, por edhe paga e lartë e Grealish prej 300 mijë funteve në javë.
City nuk do të jetë në gjendje ta largoj yllin e tyre pa fituar një shumë rreth 65 milionë euro.