Mediumi rumun ngre shqetësimin për ndeshjen me Kosovën në Bukuresht

Futboll

Mediumi rumun ngre shqetësimin për ndeshjen me Kosovën në Bukuresht

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 16:57
Pamje nga një atmosferë

UEFA do të vëzhgojë me vemendje çdo gjë të sfidës Rumani – Kosovë, ndeshje që luhet të premten (pasnesër, në orën 20.45) në Bukuresht! 

Mediumi rumun “ProSport” ngre shqetësimin për disa arsye.

“Në rast incidentesh të rënda, rumanët mund të luajnë pa praninë e spektatorëve.

Një epror i posaçëm i sigurisë do të monitorojë me vëmendje ndeshjen ku priten 40 mijë shikues.

Me shumë mundësi, nëse nuk do të ketë heshtje në tribuna, sanksioni do të zbatohej në kualifikueset për Kampionatin Botëror dhe mund të jetë një goditje e rëndë për Federatën Rumune të Futbollit, por edhe për lojtarët e Mircea Lucescu.

Në vitet e fundit, ndeshjet mes Rumanisë dhe Kosovës kanë sjellë një sërë incidentesh, ndaj UEFA ka marrë të gjitha masat për të vëzhguar me kujdes se çfarë do të ndodhë në Bukuresht.

Kështu që, në ‘Arenën Kombëtare’ të premten në mbrëmje do të jetë një epror special i sigurisë, siç ndodh në rastet e ndeshjeve me shkallë të rrezikut të lartë”, bëjnë të ditur burimet e “ProSport”.

“Kosova do të ketë tifozë në Bukuresht. Megjithatë, 3000 vende në stadiumin më të madh të vendit nuk mund të mbushen, pas incidenteve në ndeshjen me Lituaninë.

Rumania është në rrezik të madh për të luajtur pa spektatorë në ndeshjen e parë në shtëpi në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
Nëse UEFA vendos ndëshkime të reja ndaj Rumanisë, ka shumë të ngjarë që ndeshja e radhës në shtëpi të luhet pa shikues.

Megjithatë, ndeshja me Qipron nuk është rrezik, duke qenë se edhe ajo luhet në Bukuresht dhe janë shitur mbi 30 mijë bileta për takimin e fundit në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja rumune nuk ka qenë në një Botëror që nga viti 1998, që nga koha e ‘Brezit të Artë’, - , shkruan mes të tjerash mediumi rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat