AS Roma tani është afër emërimit të Claudio Ranierit si trajner të ri.
Arrihet marrëveshja verbale për takimin në Londër me pronarët e Romës, raporton Sky Sports.
Ranieri i vendosur të dalë nga pensioni për të ndihmuar Romën.
Romakët po përjetojnë një situatë të komplikuar, teksa janë në krizë të rezultateve.
Claudio Ranieri u pensionua paraprakisht, por do të rikthehet për ta ndihmuar skuadrën e tij të zemrës.
Ranieri ishte trajner i Romës në dy periudha dhe do ta marrë barrën për ta nxjerrë skuadrën nga kriza që po kalon.