Sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi është më i përfoluri së fundmi në mediat italiane.
Sulmuesi i cili aktivizohet te Cesena në Serie B dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare U21 është kthyer në protagonist përsa i përket merkatos.
Sipas mediave italiane, Shpendi është në radarët e ekipeve të mëdha të Serie A. Aty janë Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina. Teksa që në janar janë gati ta transferojnë, Cagliari, Como dhe Leçe.
Megjithatë mundësia që ai të shitet në janar është tepër e vogël.
Me Shpendin dhe Cesena që duan të mbyllin një tjetër sezon së bashku. Ofertat nuk mungojnë dhe pritet vetëm vendimi i talentit shqiptar.