Zvicra po përgatitet për sfidën e të premtes (20.45) ndaj Serbisë. në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll.
Përballja mes Zvicrës dhe Serbisë do të luhet në Zurich, ku Zvicra synon fitoren e parë dhe hakmarrjen për humbjen në Leskovc me rezultat 2:0.
“Granit Xhaka është idhull i tij por serbët assesi nuk i përshtaten"!- ka shkruar mes të tjera mediumi serb “Kurir”.
“Mbrojtësi i ri i Luganos, Albian Hajdari, të premten mund të bëjë debutimin e tij për Zvicrën kundër Serbisë.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka ftuar për ndeshjen kundër Serbisë katër lojtarë me origjinë shqiptare: Granit Xhakën, Andi Zeqirin, Albian Hajdarin dhe Ardon Jasharin.
Është e qartë se trajneri i Zvicrës, në një situatë specifike, beson në motivimin shtesë të katërshes, e cila i ka rrënjët në Kosovë.
Nuk është sekret se shqiptarët me fanellën e Zvicrës dhe në ndeshjet e kaluara kundër Serbisë ishin gjithmonë ndër lojtarët më të mirë të kombëtares së tyre. Murat Yakin ka ftuar edhe Filip Ugriniqin, serb me origjinë, prindërit e të cilit janë nga Aleksandrovci. Edhe ai pritet të jetë gati.
Së fundmi, Albian Hajdari me Luganon luajtën në Baçka Topolla kundër ekipit serb TSC. Skuadra zvicerane pësoi një debakël pasi humbi 4:1 ndaj TSC dhe mbrojtësi i ri bëri një gabim kardinal. Me rezultatin 1:0 për TSC, Hajdari bëri një ndërhyrje të dobët me kokë dhe Millosh Pantoviq përdori dhuratën e tij për të kaluar klubin serb në epërsi 2:0”, shkarravit mediumi serb.
Albian Hajdari ishte pjesë e shkollës së të rinjve të Baselit si 14-vjeçar. Ai është i gjatë 189 centimetra, dhe si një lojtar i ri dhe premtues, Juventusi e ndoqi dhe bleu të drejtat për të në vitin 2020. Mirëpo, Hajdari nuk ka luajtur asnjëherë për gjigantët e Torinos, ai ishte i huazuar në Basel dhe Lugano, për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin aktual nga qershori i vitit 2023. Ai u përzgjodh në kombëtaren e Zvicrës, ku Hajdari i kaloi të gjitha kategoritë e të rinjve”, shkruan me cinizëm mediumi serb që ia ka frikën shumë djaloshit nga Kosova.