Mentor Mazrekaj po kalon një formë mjaft të mirë në Kategorinë e Parë me skuadrën e Besës së Kavajës. Në 12 ndeshjet e para të sezonit, 35-vjeçari ia ka dalë që të shënojë plot 8 gola.
Tashmë në pauzën e Kombëtareve, Mazrekaj ka përfituar nga koha e lirë dhe u është bashkuar lojtarëve kuqezi.
Sulmuesi është takuar me disa prej futbollistëve në ambientet e hotelit ku këta të fundit po qëndrojnë.
Në një foto të publikuar nga portieri Alen Sherri, shihen Mazrekaj, Ylber Ramadani dhe sulmuesi i Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha.
Një takim i ‘ëmbël’ mes miqsh në Kombëtaren që i bashkon të gjithë.