Mario Barjamaj është sulmuesi më i ri i Vorës. Pasi mbylli aventurën e tij me Laçin në Superiore, 26-vjeçari ka vendosur që të vazhdojë një të re me Vorën në Kategorinë e Parë.
Një lëvizje e zgjuar nga skuadra e Vorës të cilët kanë si qëllim ngjitjen në Superiore. Në këtë mënyrë, reparti ofensiv i “bluve” bëhet akoma dhe më kompakt, duke marrë një lojtar me eksperiencë si Barjamaj.
Pas aventurave me Bylisin, Partizanin, Tomorin dhe Laçin, tashmë sulmuesi vendos që të bashkohet me vorakët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që ky transferim u krye pasi Barjamaj shkëputi kontratën me Laçin dhe duke dalë si lojtar i lirë në treg.