Optimizëm

Futboll

Optimizëm

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 19:26
Barcelona

Menaxhimi i vështirë i ekipit me rinovimet nuk prek vetëm të rinjtë Barcelona. Barça gjithashtu ka problemet e veta edhe me zgjidhjen e kontratave me dy nga lojtarët kyç të saj, Ronald Arauho në mbrojtje dhe Frenki de Jong në mesfushë.

Të dy lojtarët llogariten si pjesë e projektit të klubit me Hansi Flikun në krye. Objektivi i Barcelonës është rinovimi i kontratave të tyre të paktën deri në vitin 2028. Prej muajsh klubi po përpiqet ta bëjë një gjë të tillë.

Situata me mbrojtësin nga Uruguai duket më e favorshme. Presidenti Laporta është përfshirë personalisht për t’i dhënë drejtim situatës së mbrojtësit dhe sipas mediave spanjolle, ndoshta që në dhjetor mund të ketë lajme pozitive në lidhje me të edhe pritet që për të ketë dhe oferta të tjera. Kujtojmë këtu interesimin e fortë të Bajernit të Mynihut.

DE JONG – Më problematike duket situata me De Jong. Mesfushori është ende i lëkundur dhe nuk duket të ketë progres të qenësishëm. De Jong e ka deklaruar qartësisht se dëshiron të qëndroje te Barcelona, por holandezi nuk duket se ka nxitim për tu dakordësuar me klubin.

Barcelona e di fare mirë se mund ta humbasë me parametra zero mesfushorin holandez ndaj kërkon t’i japë drejtim sa më shpejt situatës së tij. Ndonëse në rastin e De Jong, optimizmi duket më i vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat