Alan Shearer është i bindur, José Mourinho do të rikthehet në Premier League në të ardhmen e afërt dhe mund të përfundojë te Newcastle ose Everton.
Trajneri portugez, i cili aktualisht drejton skuadrën turke Fenerbahçe, ka drejtuar tashmë Chelsean dhe Manchester United dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të punuar akoma në kampionatin më të bukur në botë:
“Ai gjithmonë përpiqet të përcjellë një mesazh dhe nuk do të më befasonte nëse ai po përgatitet të kthehet në Angli në të ardhmen e afërt”, shpjegoi 54-vjeçari, ish-sulmues i Anglisë.
Shearer vazhdon: "Ku mund të shkojë? Mos harrojmë se ai ishte së fundmi te Roma, pronësia e së cilës është shumë afër blerjes së Evertonit. Me karrierën dhe fitoret e tij, çdo klub i Premier do të ishte i interesuar për të. Nuk do të më befasonte nëse do ta shihnim atë në Premier League brenda 12 muajve.
Ne e dimë se ai vlerësohet shumë te Neëcastle dhe ka një lidhje me Sir Bobby Robson (“mjeshtri” i parë i Special One”.