Ismajli në qendër të afatit kalimtar

Futboll

Ismajli në qendër të afatit kalimtar

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 21:03
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli vazhdon të përmendet çdo ditë nga mediat italiane si një opsion i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes të shumë skuadrave kryesore në Itali pasi ka spikatur me paraqitjet e tij te Empoli.

Një rritje e ndjeshme për futbollistin shqiptar që ka lënë të çuditur edhe atë që e solli në Itali në vitin 2020, Mauro Meluson.

Ish-drejtori sportiv i Specias, pikasi Ismajlin kur luante me Hajduk Split në Kroaci dhe bëri një investim të vogël për lojtarin, duke besuar në potencialin e tij. Një potencial i cili po shfaqet, por mbi pritshmëritë e Melusoso, siç ka pranuar ky i fundit në një intervistë për “TMË”.

“Rritja e këtij djaloshi ka qenë një surprizë. Kur e morëm te Specia, ai u pagua pak euro.

E pashë në një ndeshje me shumë tension sportiv. Luante te Hajduk Spliti, më bëri shumë përshtypje temperamenti i tij. Ai u rrit shumë nën drejtimin e Italianos”, shpjegoi Meluso, duke iu referuar vitit te Specia nën drejtimin e trajnerit të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat