Njoftimi i Atalantas mbi Gjimshitin lë vend për shumë pikëpyetje

Futboll

Njoftimi i Atalantas mbi Gjimshitin lë vend për shumë pikëpyetje

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 21:08
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti u dëmtua në sfidën mes Atalantas dhe Udineses të luajtur në kampionat në fundjavën e fundit dhe në minutën e 25-të të ndeshjes la fushën e lojës teksa u mendua se do të ishte një ndrydhje e rëndë kavilje por në njoftimet e klubit duket se nuk ka asgjë.

Në fakt, është vetëm ndrydhje e lehtë dhe ajo që befason është se mbrojtësi kuqezi nuk është prezantuar fare në grumbullimin e Shqipërisë për t’u parë nga mjekët, ndryshe si ndodhi me Manaj.

Gjimshiti ka bërë terapi te klubi bergamask dhe do të jetë gati për ndeshjen e kampionatit sapo të mbarojnë impenjimet e kombëtares.

Në njoftim thuhet se nuk është dashur fare të bëhet ekzaminim mjekësor pas dëmtimit ndaj Udinese.

Për Gjimshitin është hera e tretë që nuk mer pjesë në grumbullim në ndeshjet e Nations League. Ai është dëmtuar gjithmonë përpara këtyre impenjimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat