Leao: Nuk më pëlqen stoli

Futboll

Leao: Nuk më pëlqen stoli

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 21:10
Rafael Leao

Në një konferencë për shtyp nga Portugalia, Rafael Leao iu përgjigj edhe disa pyetjeve rreth momentit të tij me fanellën e Milanit, qendrimi ne stol disa ndeshje dhe raporti me trajnerin dhe kritikat qe vijne ne drejtim te tij. Ky është mendimi i numrit 10 të kuqezinjve:

Costacurta, një legjendë e Milanit, së fundmi ka kritikuar kontributin e tuaj, duke folur për mungesë intensiteti. Si i shikoni këto kritika?
“Është e qartë se nuk jam dakord. Unë jam duke kaluar sezone të shkëlqyera në Milan.

Sezoni sapo ka filluar. Natyrisht që nuk jam lojtari perfekt, ka momente në të cilat mund të bëj shumë më mirë edhe sepse jam shumë autokritik por keto gjera nuk më trondisin gjithsesi, unë kam njerëz në Milano dhe në ekipin kombëtar që më ndihmojnë të rritem.

Si e vlerësoni sezonin e deritanishëm?

“Unë mendoj gjithmonë përpara. Jam i kënaqur me atë që kam bërë në 2 ndeshjet e fundit. Nuk mendoj për ndeshjet e mëparshme, mendoj për atë të radhës dhe tani ato këtu në kombëtare. Në përgjithësi po shkon mirë. , sigurisht që mund të shkojë shumë më mirë sepse dua të bëj gjëra të mëdha me Milanin dhe me kombëtaren”.

Mendimi juaj për trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca dhe vështirësitë e hasura me të?

“Këto gjëra ndodhin. Unë nuk kam asgjë kundër trajnerit. Është një çështje e zgjidhur.

Nuk më pëlqen të jem në pankinë, më pëlqen gjithmonë të ndihmoj ekipin. Trajneri duhet të marrë vendimet. Si në kombëtare ashtu edhe në Milan, unë gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin tim.”

A mund të jetë kombëtarja një rrugë shpëtimi?

“Pavarësisht nëse luaj mirë apo keq, më pëlqen shumë të jem në Milano dhe te Milani.

Mundohem të jap maksimumin. Nuk mendoj se kombëtarja është një rrugë shpëtimi. Ndjej shumë besim si te Portugalia ashtu edhe te Milani. Kur gjerat nuk shkojne mirë, është në rregull që njerëzit kritikojnë. Unë jam te Milani prej pesë vitesh dhe jam mësuar me atë presion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat