Sot u njoftua tërheqja përfundimtare e Bekim Balajt nga Kombëtarja. 33-vjeçari u largua kështu me 9 gola nga 48 paraqitje duke lënë shenjën e tij.
Së fundmi është Myrto Uzuni, i grumbulluar aktualisht me Kombëtaren e Shqipërisë, i cili ka reaguar.
“Faleminderit për çdo gjë vëllai im”, shkruan Uzuni në rrjetin social “Instagram”.
Në foto është pikërisht dyshja e sulmit, që disa herë kanë qenë bashkë të grumbulluar te Kombëtarja.
Kujtojmë se Balaj nuk numëronte asnjë paraqitje prej dy vitesh me Shqipërinë.
Fokusi i vetëm mbetet aktualisht te Vllaznia me të cilën Balaj kryeson renditjen e golashënuesve të Superiores për sezonin e dytë radhazi.