Kampionati në Kosovë është në pauzë të ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtareve, andaj FC Prishtina ka bërë një rekapitulim të statistikave të 13 ndeshjeve të para të kampionatit që nga viti 1999.
“Përndryshe ky është edicioni i 26-të i pasluftës, ndërsa FC Prishtina është skuadra e vetme e cila garon pandërperje duke mos rënë asnjëherë nga elita e futbollit të Kosovës.
Në 13 ndeshjet e para të kampionatit, në 26 sezone duke përfshirë edhe këtë atkual, skuadra ka grumbulluar mesatarisht 24 pikë.
Në edicionin e aktual skuadra ndodhet 3 pikë përfundi kësaj mesatareje, 21.
Maksimumin e pikëve bardhekaltrit kanë grumbulluar në edicionin 2008/09, duke u stolisur në fund me titullin e kampionit.
Më së pakti ka grumbulluar vetëm 14 pikë në edicionin 2015/16 kur skuadra krejt në fund kishte siguruar ekzistencën në elitë. Ishte ky viti më dëshpërues për dekada të tëra dhe në fund kishte përfunduar e 8-ta në klasifikim nga 12 sa numëronte Superliga e Kosovës.
Më së shumti fitore në 13 ndeshjet e para ka arritur ekipi i edicionit të lartcekur, 2008/09 dhe një edicion më herët - 11, në të dyja rastet skuadra në fund kishte triumfuar në kampionat.
Edicioni 2008/09 mbahet në mend pa asnjë humbje pas 13 ndeshjeve, këtë statistikë kishte arritur më parë skuadra në edicionin e parë pasfluftës, 1999/00 kur edhe kishte fituar titullin kampion.
Bardhekaltrit kanë shënuar mesatarisht 18.5 gola në 13 ndeshje, ndërsa këtë edicion jemi në atë mesatare prej 19 golash.
Më së shumti gola janë shënuar 32 në edicionin 2007/08, ndërsa më së pakti ka shënuar në rastin e vetëm kur nuk janë arrituar golat dyshifror, 9 - në edicionin e "mbrapshtë", 2015/16.
Bardhekaltrit në 26 sezone mesatarisht kanë pranuar 10 gola, ndërsa sivjet jemi me 16 gola të pranuar.
Më së pakti gola janë pranuar në edicionin 2018/19, rekord vetëm 4 - por kjo s'kishte mjaftuar në fund të kampionatit të shpalleshim kampion, kishim përfunduar të 2-të.
Të vetmin rast kur skuadra ka pranuar 20 gola ishte viti 2004/05. Asnjëherë tjetër nuk është përsëritur më ky rekord negativ.
Dhe në fund, skuadra në 13 ndeshjet e para ka mesatare prej vetëm 3 humbjesh.
Në edicionin e sivjetmë jemi vetën një humbje më shumë, ndërsa në dy raste skuadra nuk ka pësuar humbje fare, më 1999/00 dhe 2008/09, kurse më së shumti humbje kemi pësuar 9 më 2015/16.
Në vetëm 3 edicione skuadra ka pasur bilanc negativ të më shumë humbjeve se sa fitoreve, 2001/02, 2009/10 dhe 2015/16. Edicioni 2009/10 mbahet në mend që FC Prishtina me gjithë statistikat e dobëta në fillim të kampionatit, në fund kishte përfunduar duke e ndjekur titullin deri në javën e fundit ku kishte përfunduar e 2-ta”, shkruan në faqen e FC Prishtina.
Statistikat e skuadrës në 13 ndeshjet e para: 1999-2024 dhe pozicionimi në klasifikim në fund të kampionatit
1999 (KAMPION): 10-3-0 27:5 33
2000 (KAMPION): 7-4-2 20:9 25
2001 (vendi i 6-të): 5-2-6 13:11 17
2002 (Nënkampion): 8-2-3 29:8 26
2003 (KAMPION): 9-3-1 24:8 30
2004 (vendi i 5-të): 5-3-5 19:20 18
2005 (Nënkampion): 8-2-3 16:8 26
2006 (Nënkampion): 6-4-3 20:11 22
2007 (KAMPION): 11-1-1 32:7 34
2008 (KAMPION): 11-2-0 24:7 35
2009 (Nënkampion): 5-2-6 11:15 17
2010 (Nënkampion): 8-3-2 22:11 27
2011 (KAMPION): 8-2-3 22:12 26
2012 (KAMPION): 8-2-3 22:13 26
2013 (Nënkampion): 6-2-5 10:8 20
2014 (vendi i 3-të): 6-4-3 13:11 22
2015 (vendi i 8-të): 3-5-5 9:16 14
2016 (Nënkampion): 9-3-1 15:6 30
2017 (Nënkampion): 7-4-2 16:7 25
2018 (Nënkampion): 9-3-1 18:4 30
2019 (vendi i 4-të) 7-3-3 14:5 24
2020 (KAMPION): 6-3-4 18:10 21
2021 (vendi i 5-të): 4-5-4 15:13 17
2022 (vendi i 5-të): 6-4-3 18:13 22
2023 (vendi i 5-të): 3-8-2 16:15 17
2024 (vendi i 4-të...) 6-3-4 19:16 21