Futbollisti Astrit Selmani ka paralajmëruar Rumaninë para ndeshjes me Kosovën.
Selmani ka vërë në dukje faktin se Vedat Muriqi është futbollisti nga i cili Rumania do të ketë frikë.
Muriqi është sulmuesi i Mallorca-s dhe vlerësohet 12 milionë euro nga faqet e specializuara
“Rumania i frikësohet Vedat Muriqit. Ndonjëherë mund të thuash se ai nuk është në lojë, por ai është shumë i rrezikshëm në kuadrat.
Në goditje me kokë është ndër më të mirët në Evropë!”, ka thënë Astrit Selmani, përcjell media rumune “DigiSport”.