Vllaznia po lufton fortë për titullin kampion. Forma është e mirë, investimet nuk mungojnë si dhe Balaj po tërheq sulmin me golat e tij.
Për këtë temë është shprehur dhe Tefik Osmani në një intervistë për televizionin publik. Osmani i cili tanimë ndodhet në stafin e klubit shkodran është shprehur “i pangopur”.
Drejtori teknik i klubit “KuqeBlu” ka dhënë një prenoncim që ngre shumë lartë pretendimet e skuadrës.
“Synimi është titulli këtë vit. Mirëpo as kaq nuk mjafton. Edhe sikur të fitojmë e të dalim kampion këtë vit prapë nuk do të kënaqem.
Nuk kënaqëm kurrë. Mos të harrojmë që pas mbarimit të Abissnet Superiore, fillojnë rrugëtimet europiane.
Ne si Vllaznia duam të ecim goxha aty. Deri tani kemi bërë mirë. Jemi në kornizat e duhura dhe brenda objektivave.”, u shpreh Osmani.