Plasin polemikat për yllin e sulmit ndaj Shqipërisë

Futboll

Plasin polemikat për yllin e sulmit ndaj Shqipërisë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga një ndeshje

Patrik Shik ka qenë në një formë të shkëlqyer me Bajer Leverkusenin, duke shënuar 3 gola e dhënë një asist në 5 ndeshjet e fundit të luajtura me këtë skuadër.

Por edhe pse është në formë të mirë, sulmuesi 28-vjeçar nuk ishte në listën e trajnerit Ivan Hashek për ndeshjet e nëntorit, duke filluar nga sfida me Shqipërinë dhe kjo ka bërë që në Çeki të shpërthejnë polemikat.

Shik ishte lënë jashtë grumbullimit edhe në tetor, ndërsa këtë radhë, ditën e premte, trajneri Hashek insistoi se ai nuk ishte ende në maksimumin e tij fizikisht.

“Jemi në kontakt me Patrik, nëse është 100%, ai është gjithmonë i mirëpritur që të vijë e luajë. Megjithatë, ai duhet ende të kalojë disa probleme të vogla fizike. Do të zhvillojë disa teste fizike në Gjermani të hënën”, tha Hashek para mediave.

Por vetëm një ditë më vonë, Shik ishte titullar me Leverkusen ndaj Bohumit dhe dhuroi një paraqitje mbresëlënëse.

Më pak fjalë, nuk ishte i dëmtuar dhe kjo ka acaruar tifozët çekë e jo vetëm. Ish-sulmuesi i njohur çek, Jan Koler, u është bashkuar zërave që kritikonin mënyrën se si po menaxhohet situata e Shik.

“Nëse gjërat kanë shkuar me të vërtetë kështu, atëherë nuk është mirë.

Trajneri dhe lojtari duhet të bien dakord mbi mënyrën se si gjithçka prezantohet në aspektin e komunikimi. Ky padyshim nuk ishte i mirë”, tha Koler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat