​Roma gjen pasardhësin e kroatit Ivan Juriq

Futboll

​Roma gjen pasardhësin e kroatit Ivan Juriq

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 23:19
Eksperti italian do të rikthehet në klubin që e drejtoi në 84 ndeshje mes viteve 2009-2011

Claudio Ranieri (73) do të bëhet trajneri i ri i Romës, shkruajnë gazetarët e njohur italianë të sportit Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano.

Eksperti italian do të rikthehet në klubin që e drejtoi në 84 ndeshje mes viteve 2009-2011, ku do të pasojë Ivan Juriq, i cili e drejtoi klubin vetëm për dy muaj.

Ranieri udhëhoqi Cagliarin, Napolin, Fiorentinën, Atletico Madrid, Valencia, Chelsea, Parma, Juventus, Inter, Monaco, Leicester City, Nantes, Fulham, Sampdoria, Watford dhe kombëtaren e Greqisë në karrierën e tij si trajner duke fituar tetë tituj, përfshirë Premierë Ligën më 2016 me Leicester City.

Ndryshe, skuadra romake renditet e 12-ta në Serie A me 13 pikë, ndërsa në Ligën e Evropës është e 20-ta me pesë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat